Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

15 minuta spektakël, Eleni Foureira premton t’i vërë flakën finales së Festivalit të Këngës!

15 minuta spektakël, Eleni Foureira premton t’i vërë flakën finales së Festivalit të Këngës!
December 15
14:03 2019

Finalja e eventit muzikor të vitit, Festivalit të Këngës, pritet të jetë një nga netët më të shikuara në televizion dhe më të ndjekura online dhe jo pa shkak. Më të mirët e dy netëve gjysmëfinale, të përzgjedhur nga një juri profesioniste do të ngjiten në skenën e Pallatit të Kongreseve për të konkurruar për vendin e parë, i cili do të fitojë biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2020.

Mirëpo, në skenën e Festivalit të 58-të të Këngës nuk do të ngjiten vetëm artistët shqiptarë, por edhe 3 artistë mjaft të njohur ndërkombëtarisht. Mahmood, i cili do të ndezë natën e parë, Giusi Ferrieri, e cila do të ngrejë peshë natën e dytë dhe Eleni Foureira, e cila premton të dhurojë një spektakël jo të zakonshëm për një skenë shqiptare në natën finale.

Eleni e “Fuego” do të “zbarkojë” në Tiranë me të gjithë stafin e saj që e ndjek në eventet më të rëndësishme botërore dhe do të nisin përgatitjen për natën finale. Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk do të performojë 3 apo 6 minuta, por do të performojë plot 15 minuta hitet e saj më të njohura, përfshirë këtu edhe “Fuego”. Performanca do të jetë e shoqëruar nga një trupë e madhe balerinësh, me efekte piroteknike dhe mjaft surpriza të tjera që do t’i mësoni natën e 22 dhjetorit. Nëse performanca e Eurovizionit të Elenit ju ka impresionuar, atëherë kjo në Festivalin e Këngës do të jetë “Fuego” në plot kuptimin e fjalës! /Blitz.al/

Burimi: Rtsh.al

Share