Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

14 vjet pas divorcit, Brad Pitt fotografohet në festën e ditëlindjes së Jennifer Aniston

14 vjet pas divorcit, Brad Pitt fotografohet në festën e ditëlindjes së Jennifer Aniston
February 10
19:15 2019

Gjëja që më pak prisnim në këto momente ishte që Brad Pitt të shfaqej në festën e ditëlindjes së gruas së parë, Jennifer Aniston.

Aniston mbush 50 vjeç dhe organizoi një festë në Los Angeles, ku kishte shumë të ftuar VIP si: Katy Perry, Orlando Bloom, Ellen DeGeneres, Gwyneth Paltrow, George and Amal Clooney, Sandra Bullock, Cindy Crawford, Kate Hudson etj. Pra duket se rrethi i saj shoqëror është tepër i madh, por nuk e dinim se Pitt ishte ende pjesë e tij.

Ai u fotografua teksa hynte në lokal paksa fshehurazi, veshur me një kapele. Sigurisht që nuk donte vëmendje, por syve të medias nuk i shpëton dot. Tashmë shumë pyetje lindin: pas divorcit me Angelina Jolie mos janë bërë sërish miq, a ka ndonjë mundësi që ata të rikthehen bashkë?

Rikujtojmë që Pitt dhe Aniston u martuan në vitin 2000, por pas 5 vjetësh lajmëruan divorcin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje