Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

14 përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovizion dhe ngërçi në “Mall”-in e Eugent Bushpepës

14 përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovizion dhe ngërçi në “Mall”-in e Eugent Bushpepës
April 17
19:08 2018

 

Eurovizioni është festivali më i rëndësishëm i muzikës europiane i cili zhvillohet në maj të çdo viti që prej vitit 1956. Në të marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Europian të Radio-Televizioneve . Çdo Radio Televizion shtetëror anëtar i “EBU”-së prezanton veten me një këngë dhe vlerëson duke votuar për këngët e vendeve të tjera ashtu siç bëhet gjatë përcaktimit të këngës popullore në konkursin e saj. Procedurë e ngjashme përzgjedhjeje këngësh përfaqësuese ndiqet edhe brenda shteteve pjesëmarrëse, detyra e të cilës është që të zgjedhë një këngëtar dhe një këngë që të përfaqësojë vendin e përkatës në konkursin ndërkombëtar. Shqipëria e pati debutimin e saj të parë në Eurovizion në vitin 2004. Ishte Anjeza Shahini me këngën “The Image of You” ajo që shkeli për herë të parë në një skenë kaq të madhe e mund të themi se arriti të klasifikohej e shtata në finalen e mbajtur në Turqi. Që prej pjesëmarrjes së parë  Shqipëria është përfaqësuar 14 herë në Eurovizion, ka patur këngë të bukura si dhe këngë të kontestueshme e që për shkak të politikës së ndjekur kanë qenë të destinuara të dështojnë ende pa shkuar. Mund të themi se një gjë e tillë po ndodh momentalisht me Eugent Bushpepën edhe pse aspak për fajin e tij.

Po ju kujtojmë edhe njëherë 14 performancat që na kanë përfaqësuar në Eurovizion me apo pa zhurmë.

Anjeza Shahini ishte këmba e mbarë e Shqipërisë. “The Image of You” ishte kënga që na pozicionoi në vendin e shtatë në finalen e madhe që në pjesëmarrjen e parë në këtë festival. Ky moment padiskutim ishte kulminacioni i karrierës së Anjeza Shahinit, vajzës që triumfoi në “Ethet e së premtes”  duke fituar çmimin e madh e që fill pas fitores përfaqësoi shtetin e saj në eventin më të rëndësishëm që Shqipëria kishte marrë ndonjëherë pjesë.

Ledina Çelo vijoi traditën e paraardhëses, edhe ajo si Anjeza vendosi të këndonte në anglisht edhe pse kënga tingëllonte më bukur në shqip me thënë të drejtën. “Tomorrow i go”, një këngë e performuar me daulle e tupana, nuk pati impaktin njësoj si “The Image of You” dhe e siguroi finalen falë arritjes së Anjeza Shahinit një vit më parë. Në vitin 2005 Shqipëria u klasfifikua e 16 në listën e finalistëve sipas votimeve të publikut.

Më në fund Shqipëria këndoi shqip në festivalin Europian të Këngës por fatkeqësisht nuk arriti të kalonte në finale. Ishte “Zjarr e ftohtë” një këngë e kënduar nga Luiz Ejlli ajo që përfaqësoi në vitin 2006 shtetin tonë në Eurovizion. Edhe përse nuk pati suksesin e madh apo mundësinë e kalimit në finale, kënga e Luizit me motive popullore dhe element kulturorë shqiptarë njihej dhe këndohej nga shqiptarët.

 

“Balada e Gurit” ose “Hear my plea” nën interpretimin e Aida dhe Frederik Ndocit ishte një këngë emigrimi e kënduar plot ndjenjë por që nuk arriti sërish të siguronte kualifikimin në finale e madhe. Ndoshta tematika bëri që ”Balada e Gurit”  të mos ishte ndër të preferuarat.

 

Kënga më e bukur, e para dhe ajo që i vulosi karrierën Olta Bokës ishte “Zemrën e lamë peng” . Në vitin 2008  balada e dashurisë e sjellë nga këngëtarja e re në atë kohë Olta Boka vodhi zemrat e gjithë shqiptarëve të cilën patën dyshime fillimisht për tëp or kur Olta u ngjit ën skenë dhe dha një performancë të shkëlqyer e përgëzuan. Olta dhe balada e saj u kualifikuan në finale dhe u klasifikuan të 17-tat nga votimet e publikut.

Pas fitores në “Ethet” Kejsi Tola përfaqësoi Shqipërinë me një këngë të hareshme, “Carry me in your dreams”. Kjo mund të mos ishte kënga  më e mirë që na kishte përfaqësuar deri atëherë por solli një tjetër opsion prezantimi, më alegro, larg dhimbjes e baladave që na kishin përfaqësuar vitet e fundit.

 

Juliana Pasha një këngëtare me përvojë u ngjit në skenën e Eurovizion me një këngë të hareshme që nxirrte në pah edhe karakteristikat e zërit të saj.  “It’s all about you” u kualifikua në finale dhe u pozicionua e 16 –a në listë.

 

“Feel the passion” çoi për herë të parë në Eurovizion Aurela Gaçen. Kënga kishte motive të theksuara patriotizmi dhe motive popullore që në një farë mënyre e penalizoi këngën. Shqipëria nuk arriti të kualifikoi në finale.

 

Do të ishte pikërisht viti 2012 koha kur Shqipëria do të merrte vlerësimin  maksimal të arritur ndonjëherë deri tani. Rona Nishliu me zërin e saj të fuqishëm performoi “Suus”  dhe arriti që jo vetëm të klasifikohej në finale por edhe të dilte e pesta më e votuar nga pubiku. Ndryshe nga gjithë të tjerët ajo doli e vetme në skenë pa prezencën e asnjë shoqëruesi balerin, thjesht ajo dhe zëri i saj, me një veshje aspak të komplikuar; thjesht Rona dhe stili i saj dhe kjo u përkthye në sukses.

 

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko përfaqësuan Shqipërinë me këngën “Identitet” , një këngë rrok ndryshe nga të gjitha të tjerat që na kishin përfaqësuar deri atëherë.

Hersi dhe kënga “One Night’s Anger” u kalua pa shumë zhurmë dhe publicitet të ulët jo vetëm në Shqipëri por edhe në përfaqësimin në Eurovizion. Kjo është një nga arsyet përse shumë nga shqiptarët nuk e mbajnë mend ndoshta si këngë.

Elhaida Dani përfaqësoi Shqipërinë me “I’m alive” Kjo ishte kënga që shqiptarët mendonin se do të arrinte një klasifikim të mirë, të paktën në rradhët e para të listës. Kjo ka qenë një nga këngët më të bukura dhe që shqiptarët e njihnin të gjithë. U diskutua shumë fakti që pati një ndryshim të këngës por sërish publiciteti dhe marketingu që iu bë Elhaidës ishte i madh.


“Përralla” e Eneda Tarifës, nuk arriti të kualifikohej në finale e madhe, ishte një këngë e bukur por ndoshta jo aq sa për të fituar çmimin e parë. Performanva e Enedës ishte e saktë dhe pa gabime ama nuk arriti të kalonte netët gjysmëfinale.

“World” nga Linda Halimi nuk ëhstë se pati pëlqyeshmërinë më të madhe të publikut ama ishte një këngë për të cilën shqiptarët kishin informacion ose të paktën e din in se çfarë kënge do i përfaqësonte.

 

Këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovizion nga Eugent Bushpepa dhe kënga e tij “Mall”. Bushpepa është një nga zërat më të mirë që ka Shqipëria deh ajo që mund ët themi është se kjo këngë nuk tregon se kush është Eugenti në të vërtetë; shkurt dhe qartë është një këngë e vogël për zërin e këtij këngëtari.


Ka shumë projekte të cilat do i jepnin Eugentit mundësinë për të qenë pretendent në një festival të përmasave të Eurovizionit. Por pikërisht fakti që politika e vjetër e festivalit të RTSH-së ka vendosur të mos ndryshojë edhe këtë vit, ka ndikuar edhe në cilësinë  e këngëve dhe përzgjedhjen e tyre.  Na vjen keq ta themi që këngën që do na përfaqësojë këtë vit shumë nga shqiptarët nuk e njohin, nuk e dinë, nuk e kanë parë vërdallë. Publiciteti minimal (pak sa bëhet është ai negativ i mediave) është një nga ngërçet ku ngec suksesi ose informimi mbi këtë këngë.

Menaxhimi jo i duhur ka bërë që  “Mall” nga Eugent Bushpepa të paragjykohet por edhe të gjykohet më vonë duke qenë se as videoklip nuk ishte për t’u duartrokitur. Ndoshta duhet të kuptohet se baladat, stili i vjetër i rrokut, këngët “sa për të thënë” nuk e ndihmojnë Shqipërinë aspak aq më tepër në një përfaqësim të tillë siç është Eurovizioni. Përse në Shqipëri nuk merret seriozisht përzgjedhja e një kënge si përfaqësi? Nëse marrim shembull shtetin fqinj, rëndësia që i japin grekët këngës përfaqësuese në Eurovizion është për t’u vlerësuar. Në çdo televizion, media, portal etj, kudo flitet për këngën, videoklipin, investohet shumë  në ide, në ndërveprim, në menaxhim e sidomos në marketing.

Izraeli për shembull këtë vit ka zgjehdur një këngv të hareshme plot ritme, stil për t’u përfaqësuar në Eurovizion të cilën më vjen keq ta them por e kam dëgjuar më shumë dhe shpesh se këngën shqipe.

Të gjitha këto pika janë kyçe dhe këtu çalojmë në shqiptarët! Mos prisni të fitoni kurrë aty ku mungon serioziteti dhe ku nuk promovohet asgjë!/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje