Blitz

 Breaking News

11-vjeçarja e braktisur nga i ati, Dafina Zeqiri i jep forcë: Ne kemi të njejtën histori, mos u dorëzo!

11-vjeçarja e braktisur nga i ati, Dafina Zeqiri i jep forcë: Ne kemi të njejtën histori, mos u dorëzo!
January 26
11:17 2020

Artistja e njohur Dafina Zeqiri ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, si pjesë e surprizës për një 11-vjeçare, e cila ishte më shumë se fansja e saj.

Nëna e vajzës, e quajtur Rubie, ishte martuar që në moshën 19-vjeçare, martesë nga e cila kishin ardhur dhe 3 fëmijë në jetë. Pas disa viteve, Rubia mëson se bashkëshorti i saj kishte dhe 3 fëmijë të tjerë nga një martesë e dytë, e i detyruar nga këto rrethana dhe vështirsitë ekonomike, kishte emigruar, në mënyre që të sillte të ardhura për fëmijët.

Kështu ai la vetëm Rubien me 3 vajzat, e cila në mënyrë që të siguronte më të mirat për të bijat, kishte nisur punë si ndihmës-kuzhinere. Puna e mbante gjithë ditën larg tyre, dhe ishte pikërisht Klodjana 11-vjeçare që kujdesej për motrën dhe vëllain më të vogël. Për t’i kërkuar falje për barrën e rëndë që i kishte lënë dhe për ta falenderuar për gjithçka që bënte, Rubia kishte zgjedhur që Klodjanën ta sillte në “Dua të të bëj të lumtur”.

Dhe përkrah saj qëndronte dhe Dafina, e cila për ju që nuk e dini ka pasur një histori të ngjashme. Babai i është larguar kur këngëtarja ka qenë shumë e vogël, duke braktisur kështu familjen dhe duke detyruar nënën e saj që t’i rriste fëmijët e vetme. Prandaj, artistja ju drejtua Klodjanës me këto fjalë:

Ne mund të bëjmë të pamundurën, sepse jemi të forta. Ne kemi të njejtën histori dhe ti ke për të arritur shumë në jetën tënde, më shiko mua ku jam tani, prandaj mos u dorëzo! Ne jemi femra dhe jemi  të fuqishme dhe duhet të bëhesh e fortë që të realizosh çdo gjë që do!

Vërtetë frymëzuese!

/Blitz.al/

Share