Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

100 trëndafila për Olta Gixharin…

100 trëndafila për Olta Gixharin…
October 17
11:13 2016

Mbrëmjen e kaluar është shfaqur për herë të fundit në Teatrin Kombëtar vepra “Sonte do të luajmë pa tekst”. Shfaqja është rikthyer pas një suksesi të mëparshëm në sezonin e kaluar. Aktorë të njohur shqiptarë janë ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar për disa javë rresht për të performuar dramën e shkruar nga Luigji Piradelo. Pjesë e kastit ka qenë edhe aktorja Olta Gixhari.
Mbrëmjen e kaluar, Gixhari ka festuar suksesin e një shfaqjeje të tillë dhe të një projekti të bukur, siç shkruan aktorja. Pas përfundimit, Olta ka marrë një dhuratë të bukur prej 100 trëndafilash. Aktorja nuk e ka zbuluar se kush ia ka bërë këtë dhuratë të veçantë. Sakaq, përmes një postimi në Instagram, ajo ka falënderuar regjisoren Driada Dervishi për besimin, duke përmendur se ky është një nga ato projekte që do të mbetet gjatë në kujtesën e saj.
“Mbrëmë ishte nata e fundit e një projekti të bukur! Falënderoj të gjithë aktorët e kësaj ëndrre që do të mbetet gjatë në mendjen time! Faleminderit Driada Dervishi që më duron, mëson dhe që më bëre pjesë të shfaqjes tënde të mrekullueshme! Ju dua! Për këto lulet duhet të shkruaj një status tjetër pastaj. #100 trëndafila”,- shkruan Olta në Instagram./Blitz.al/

Shperndaje