Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

100 kile pra! Klipi i ri i Noizy-t erdhi: “I vetmi reper në Shqipëri që e mbajti fjalën”

100 kile pra! Klipi i ri i Noizy-t erdhi: “I vetmi reper në Shqipëri që e mbajti fjalën”
July 07
07:00 2017

Është folur shumë kohët e fundit rreth këngës më të re të Noizy-t të titulluar “100 kile”. Reperi  e kishte reklamuar shumë klipin e ri dhe në mesnatë ai është lançuar për të gjithë.

Kënga “100 kile” është tipike kënga e Noizy-t, edhe pse tani në verë me siguri publiku po priste diçka më ritmike. Le të ndalemi pak te klipi, sepse ai merr më së shumti vëmendje. Përpos makinave luksoze që Noizy reklamon (e në fakt janë të tijat, si Ferrari ashtu edhe Mercedez Benz S Class), në klip shfaqet edhe aktori i njohur Blerim Destani, i cili është shfaqur shumë herë krah reperit edhe në jetën e përditshme, ndaj me shumë mundësi në klip ai vjen si shok i Noizy-t.

Sigurisht në një këngë që titullohet “100 kile” (hmmm, e keni parasysh, e bardhë, jeshile… 100 kile) nuk kishte se si të mungonte skuadra OTR. Më së shumti dallojmë Varrosin dhe Erik Fullanin që ekspozohen disa herë në klip, ndërkohë që vihet re mungesa e Encës, për herë të parë në klipe të tilla ku mblidhet e gjithë familja OTR.

Në një moment të tekstit Noizy thotë: “I vetmi reper në krejt’ shqiptarinë që mbajti fjalën”. Nuk e dimë konkretisht se për çfarë e ka fjalën, por ai më së shumti e thotë këtë si një mënyrë për të treguar se është ngritur vetë nga 0, pa ndihmën e askujt. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje