Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

100 balerinë dhe 11 orë rresht prova në ditë: Këngëtarja e njohur “çmendet” para koncertit!

April 06
16:24 2018

 

Zakonisht, para koncerteve këngëtarët apo artistët mundohen të pushojnë nga lodhja e provave, të kujdesen për zërin, për muskujt dhe të mbyllin “vrimat” e vogla që mbesin në performancë.

Ama, kjo gjë nuk ndodh me Beyoncen!

Sipas sitet të famshëm, TMZ, këngëtarja ka marrë me qera studio regjistruese dhe provash për çdo antar të skuadrës së saj, përfshirë këtu muzikantët, balerinët dhe të tjerë për përgatitjet për Coachellan.

Po nga i njejti burim thuhet se këto studio do të përdoren në fshehtësi të plotë nga publiku dhe provat zgjasin minimalisht 11 orë.

Ndërkohë është mësuar se Bey ka punësuar plot 100 balerinë të tjerë, të cilët kanë firmosur edhe një kontratë fshehtësie ku e kanë të ndaluar të tregojnë detaje nga performanca.

Beyonce do të ngjitet në skenë në 14 prill dhe në 21 prill për të performuar për herë të parë pas lindjes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje