Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10-vjetori i veçantë i vajzës së Katie Holmes dhe Tom Cruise

10-vjetori i veçantë i vajzës së Katie Holmes dhe Tom Cruise
April 19
11:36 2016

Gëzuar ditëlindjes Suri Cruise!

10-vjeçarja e festoi ditëlindjen e saj pak më herët se zakonisht, në praninë e mami Kate Holmes në qytetin e Nju Jorkut.

“Suri festoi ditëlindjen e saj në një restorant, duke kaluar një kohë të këndshme të dielën në drekë me Katie-n, gjyshërit dhe dy mikesha të saj”, – shkruan “People”.

Të ftuarit u ulën në një tavolinë në oborrin e restorantit, duke porositur hamburger dhe ushqime të tjera të shijshme. Ajo çka habiti njerëzit afër Suri-t ishte se kjo e fundit e mbaronte ushqimin.

Kur erdhi koha e ëmbëlsirës, vajza e Tom Cruise kishte zgjedhur të shkonte në ëmbëltoren e famshme në Central Park.

“Në vend të kekut tradicional me nënshkrimin “Gëzuar ditëlindjen!” Suri dhe të afërmit e saj morën thjesht disa biskota nga dyqani i ëmbëlsirave teksa bëheshin gati për të vazhduar me një shëtitje në park”, – thanë të pranishmit.

Nga ana tjetër, vetë Kate Holmes postoi në Instagram këtë urim: “Shumë e bekuar që sot është dita më e bukur e vitit! Gëzuar ditëlindjen për engjëllin tim të vogël, Suri!”

 

Etiketimet
Shperndaje