Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 muaj pas tradhëtisë, Khloe Kardashian ndahet me Tristan Thompson?

10 muaj pas tradhëtisë, Khloe Kardashian ndahet me Tristan Thompson?
February 16
19:51 2019

Të gjithë e mbani mend bujën e madhe që bëri tradhëtia e basketbollistit Tristan Thompson pak përpara lindjes së vajzës së tij me Khloe Kardashian.

Duket se Khloe ka vendosur që ky është momenti i duhur për t’i dhënë fund marrëdhënies edhe pse u duk se gjërat ishin rregulluar.

Burime pranë “RadarOnline” shprehen se dyshja i ka shkëputur totalisht kontaktet dhe Khloe po jeton vetëm vajzën e saj. Ata shtojnë se tashmë prioritet i yllit të “Keeping Up With The Kardashian” është vetëm vajza e saj True.

Tristan u filmua në një klub nate teksa puthej me dy femra në prill të vitit 2018-të e më pas u fotografua teksa dilte nga një hotel me njërën nga vajzat.

Ajo që vërtëton në një farë mënyrë ndarjen e çiftit të famshëm është edhe një postim i Khloes e cila shkruan në Instagram se:

“Ndonjëherë Zoti, ta thyen zemrën tënde për të të shpëtuar shpirtin”.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje