Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 histori për të famshmit më të sjellshëm në Hollywood

10 histori për të famshmit më të sjellshëm në Hollywood
September 29
17:08 2016

Kur mendojmë për VIP-at apo për personazhet e famshëm, na vijnë në mendje lajmet ku këngëtarët, aktorët apo thjesht të famshëm tregohen egoistë, arrogantë, të pasjellshëm apo aspak socialë.

Buzzfeed na jep një tjetër medalje të personazheve të famshëm, me anë të komunitetit të tyre online, të cilët janë pyetur për eksperiencat apo bisedat më të sjellshme dhe më të këndshme me VIP-at.

Disa prej tyre mund t’i lexoni më poshtë:

 

  1. Kesha

“E takova Kesha-n në një piceri. Unë po drekoja me disa miq dhe po u tregoja rreth një eksperience që kisha pasur kur isha fëmijë në lidhje me fantazmat. Ata po më tallnin ndërkohë se nuk e besonin atë që unë po u tregoja. Papritur, Kesha ngrihet nga tavolina e saj ngjitur, drejtohet për tek ne dhe thotë: “Më falni për surprizën, por ti më tërhoqe vëmendjen sepse ke shumë flokë të bukur, më të bukurit që kam parë. Gjithashtu, unë të besoj totalisht! Fantazmat janë të vërteta”, – @ruhrohitsivy

  1. Ed Sheeran

“Viti i dytë në gjimnaz më solli një surprizë mjaft të bukur: takova Ed Sheeran. Kjo ndodhi para se ai të bëhej i famshëm në SHBA, kështu që pasi luajti në një ambient mjaft të vogël, unë shkova në prapaskenë ku dhe bisedova me të. Ai ishte njeriu më me këmbë në tokë dhe më i sjellshëm që kam takuar ndonjëherë. Biseduam për më shumë se një gjysmë ore dhe ai më regjistroi një mesazh zanor. Tani, nëse më telefonon dhe unë nuk e ngre telefonin, do të jeni duke dëgjuar zërin e Ed”, – @MeredithWarren

  1. Ben Affleck

“Kur po ecja në rrugët e Los Angeles-it papritmas çmenduria ndodhi! Ben Affleck filloi të ecte me mua drejt metrosë teksa hante një sanduiç. Biseda që pata me të:

Ai: Ç’po bën?

Unë: Sapo mbarova orën e kërcimit (duke u përpjekur mos ta humbja toruan).

Ai: Të duhet ushqim pas një aktiviteti fizik ( dhe më pas më zgjati një copë nga sanduiçi i tij)”.

 

  1. Kim Kardashian

“Mamaja ime takoi Kim Kardashian në një aeroport para disa vitesh. Kim nuk e dinte, por ime më po fluturonte për në funeralin e shoqes së ngushtë. Kur mamaja ime iu afrua asaj, Kim ishte treguar shumë, shumë e sjellshme dhe zemërgjerë, madje i firmosi një dhuratë për motrën time. Jam e sigurt që ajo nuk e mban mend këtë, por dashamirësia e saj e ka bërë mamanë një fanse të madhe” – @BrittanyRae

 

  1. Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

“Po punoja në një film me Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, të titulluar “The Last Song”. Gjatë pushimit, shkova në një tualet, i cili ishte komplet bosh, përveç Miley-t dhe grimieres së saj. Ajo ishte ulur në lavaman dhe po bisedonte me miken e saj. Pasi mbarova punë, Miley më tha: Do që ta hap ujin për ty?

Pasi lava duart, ajo më tregoi se do të kishte dashur shumë që dikush ta kishte ndihmuar natën e Grammy-t, kur ishte në të njëjtën sallë me Mariah Carey-n”, – @ErinBerson

  1. Colin Firth

“Colin Firth hapi derën për mua, më përshëndeti dhe më uroi një pasdite të bukur”, – @ElizaGray

 

  1. Jennifer Hudson

“Para disa vitesh, pata fatin të takoj Jennifer Hudson. E pabesueshme sa e ëmbël dhe sa e sjellshme ishte ajo! Teksa po bënim karaoke, i kërkova leje për të kënduar një këngë të sajën dhe ajo ishte më se e gatshme për ta bërë këtë gjë. Akoma e mbaj mend sot e kësaj dite sa e mrekullueshme ishte ajo ditë”, – @homelandinspection

 

  1. Kanye West

“Para epokës së Kim Kardashian, unë dhe motra ime vrapuam drejt Kanye-t në kinema. Fillimisht ai hezitoi të bënte foto me ne, por pastaj bëri pafund. Ne patëm edhe një bisedë të shkurtër dhe në fund përfunduam në listën e të ftuarve për koncertin e mbrëmjes pasardhëse, madje në rresht të parë”, – @cripplerqueen

  1. James Franko

“James Franko më mësoi si t’i hedh gaz makinës. Sapo kisha marrë patentën dhe po vuaja me të vërtetë; nuk dija si të mbushja serbatorin. Papritur dëgjova një zë shumë të njohur të më thoshte: Ke nevojë për ndihmë?” – @emilyd485d4465c

  1. Stephen Moyer

“Isha me pushime me familjen në një fermë në Montana dhe aty ndodhej edhe Stephen Moyer me dy fëmijët e tij. Si përfundim, luajtëm softball bashkë dhe ai më shpëtoi nga përplasja me një pemë. Ngjan sikur është një histori e trilluar, por jo”, – @katclifford /Blitz.al

Komento
Shperndaje