Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

1 vit të martuar, Neda dedikim të ndjerë Ogrenit

1 vit të martuar, Neda dedikim të ndjerë Ogrenit
July 26
10:32 2016

 

Neda dhe Ogreni, çifti i Big Brother 4, janë të vetmit që i kanë rezistuar kohës, sa u përket lidhjeve që nisën në kompeticione si “Big Brother”. Ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë dhe janë prindër të një djali me emrin Serzh. Para një viti, çifti shkëmbeu unazat dhe në një status të ndjerë, Neda i ka uruar bashkëshortit të saj, përmes fjalësh të ëmbla, përvjetorin e parë të martesës.

“Sot një vit, nga dita kur kuptova që në lirinë time ka vend edhe për ty. Ti je firma e gjallë e jetës që vrapon e kurrë nuk ndalet. E jetës që prodhon çdo ndjenjë që njeriu njeh e s’njeh. E jetës që prodhon jetë. Ti je ai që ndal vrapin tim ndaj gjithçkaje që nuk fal asgjë. Siguria që kam. Përgjigjet që kam. Sot një vit nga dita kur të njoha me botën si shokun tim më të mirë, vëllain tim të madh, dashurinë time të përgjithmonshme. Më le të të zgjedh dhe do të të zgjedh gjithmonë. Dje, sot, përherë. Ta dish, Serzh është bebe me fat që të ka për babush. Dhe kjo është hallka e fundit e zinxhirit që lidh shpirtin tim me tëndin. Si në këtë foto, ku me “forcë” kam lidhur buzëqeshjen tënde me shpresat e mia, për ne. Gëzuar përvjetorin e parë, të asaj feste më të bukur të jetës sime!” – shkruan Neda në Facebook./Blitz.al/

Komento
Shperndaje