1.5 milionë kopsa për Nënë Terezën

November 29
19:48
2016
Artisti Saimir Strati ka ndërtuar një mozaik të veçantë të shenjtores shqiptare Nënë Tereza. Ai ka përdorur për ndërtimin e tij 1.5 milionë kopsa teli.
Vepra, që është punuar në Muzeun e Kosovës, është në një gjerësi prej 10 metrash dhe synohet që të bëhet pjesë e librit të rekordeve “Guinness”.
Ndërtimin e saj Strati e ka nisur në datën 1 nëntor dhe në më pak se 1 muaj ai ka arritur ta përfundojë atë. Në mozaik shkruhet edhe shprehja e Nënë Terezës: “Paqja mund të vijë nga një buzëqeshje”.
Jam shumë i lumtur që i kam tejkaluar pritshmëritë e mia personale me këtë vepër që kam kryer”,- tha Strati, ndërkohë që falënderoi të gjithë për mikpritjen që i kanë bërë në Kosovë. /Blitz.al/