Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

​Sa do të kushtonte “I vetëm në shtëpi 2” nëse do të ndodhte realisht?

​Sa do të kushtonte “I vetëm në shtëpi 2” nëse do të ndodhte realisht?
April 27
20:52 2017

Nëse “I vetëm në shtëpi 2” do të ndodhte realisht në vitet ’90 dhe udhëtimi i Kevin do të kryhej, ai do të kushtonte shumë për xhepat e një fëmije që nuk kishte mbushur ende 10 vjeç.
Kujtojmë se Kevin nuk llogariti në fund të filmit faturën, në ndryshim nga seriali i parë, ku vëllai Buzz bërtet në fund pasi shikon faturën e shpenzimeve të Kevinit.

Por sa do të ishte fatura që do të paguante babai i Kevin, Peter McCallister, në fund të serisë së dytë të filmit, pasi Kevin kishte shpenzuar kohë në një nga hotelet më të shtrenjta të New York-ut, hotel “Plazza”?

Tashmë e dimë përgjigjen dhe nuk ishte aspak lirë.

2,235  $  është fatura finale që do të paguante Kevin ose gati 2.700 $ nëse e llogarisnim me kursin e sotëm të këmbimit të dollarit.

Kujtojmë se Kevin udhëtoi nga Miami në New York, në një avion pa pagesë, pasi e gaboi atë. Më pas mori taksi nga aeroporti, shpenzoi për fishekzjarrë dhe vizitoi disa qendra turistike, si dhe arriti të shkojë në majë të World Trade Center.

Por ajo për të cilën do të shpenzonte më tepër do ishte koha e kaluar në hotel, që shkonte në 1.100 $ nata.

Por sidoqoftë, edhe nëse këto para do shpenzoheshin realisht, nuk do të ishte një problem për babain e Kevin, që mund të përballonte udhëtimin e 20 personave për në Paris. /Blitz.al/

Share