Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna njofton publikimin e kolonës zanore të “Star Treck”

Rihanna njofton publikimin e kolonës zanore të “Star Treck”
June 27
13:04 2016

Këngëtarja ka njoftuar gjatë së dielës se kënga e saj “Sledgehammer” do të debutojë në filmin “Star Trek Beyond”. Por fansave të saj nuk do t’u duhet të presin deri në muajin e ardhshëm kur filmi të dalë në kinema për ta dëgjuar atë.
Përmes një video ngacmuese të postuar në Twitter, Rihanna njoftoi se “Sledgehammer” do të “bjerë” në orën 08:00 të së hënës. Për këngën u fol fillimisht disa ditë më parë kur iTunes postoi disa imazhe të shkëputura nga kënga dhe “The Verge” u shpreh se kënga mund të ketë qenë duke u punuar prej kohësh.
“Star Trek Beyond” me regjisor të Justin Lin dhe pjesëmarrjen e yjeve Chris Prine, Zoe Saldana, Zachary Quinto, Idris Elba, Simon Pegg, Karl Urban, Sofia Boutella, John Cho, dhe i ndjeri Anton Yelchin, pritet të debutojë më 22 korrik.

Etiketimet
Shperndaje