Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Meryl Streep imiton Donald Trump

June 08
10:16 2016

...

...
Picture 1 of 2

Manjati Donald Trump konsiderohet tashmë një kandidat serioz për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për shkak të deklaratave të tij, ai është vënë shpeshherë në shënjestër të kritikave, debateve, është ironizuar dhe imituar.

Së fundmi, ai ka rënë pre e talljeve pas imitimit nga aktorja Meryl Streep. Gjatë një feste të zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Neë York, ajo u shndërrua në Donald Trump. Së bashku me aktoren Christine Baranski, e cila imitonte Hillary Clinton, ato kënduan “Brush Up Your Shakespeare”, një duet i “Kiss me, Kate” që zakonisht është sjellë nga dy burra.

Fituesja e çmimeve Oscar, e cila ka risjellë edhe Margaret Thatcher apo politikanen britanike Emmeline Pankhurst, është një përkrahëse e zjarrtë e Hillary Clinton.

Komento
Etiketimet
Shperndaje