Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Madonna shndërrohet në Prince

Madonna shndërrohet në Prince
May 23
10:35 2016

Madonna nderoi legjendën Prince mbrëmjen e të dielës në Billboard Music Awards, që u mbajt në Las Vegas. 57-vjeçarja e ulur në një fron të purpurt këndoi në nderim të Prince “Let’s go Crazy” dhe më pas “Nothing Compares 2 U”.

Asaj iu bashkua në skenë Stevie Wonder, duke e mbyllur shfaqjen me “Purple Rain” në nderim të Prince, që ndërroi jetë papritur më 21 prill.

Madonna dhe Prince e njihnin njëri-tjetrin prej kohësh, madje shkruan bashkë në 1989-n këngën “Love Song”. Kur ai ndërroi jetë, ajo shkroi në Instagram se ndihej e shkatërruar. Diva e muzikës pop tregoi për planin e tyre, nisjen e një turneu të përbashkët, ide që më pas u hodh poshtë nga Prince, i cili tha: “Bota nuk është  gati për këtë, pasi është diçka shumë e madhe”.

Etiketimet
Shperndaje