Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kush e fitoi “duelin” e të shtunës mbrëma, Arbana apo Ermali?

Kush e fitoi “duelin” e të shtunës mbrëma, Arbana apo Ermali?
October 30
13:24 2016

Programi televiziv “Dua të të bëj të lumtur” nën drejtimin e moderatores së njohur Arbana Osmani, është komentuar nëpër mediat sociale ende pa nisur. Në postime të ndryshme, “kundërshtari” i saj televiziv, Ermal Mamaqi, ka reaguar plot humor lidhur me audiencën e dy programeve: “E dua shumë emisionin tënd”; “Mos ma merr audiencën”.

Dhe mbrëmjen e djeshme ka nisur në Top Channel “Dua të të bëj të lumtur” i Arbanës.

Nga sondazhi “Arbana Osmani vs Ermal Mamaqi”, që Blitz.al zhvilloi, ka rezultuar se programi i ri i moderatores së dashur për publikun është ndjekur më së shumti.

Nuk e dimë si ka qenë shikueshmëria, por duke iu referuar sondazhit të Blitz.al dhe reagimeve të shumta në rrjetet sociale, rezulton se programi i ri i drejtuar nga Arbana ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Mesa duket, rikthimi i moderatores Arbana Osmani në ekran, por edhe ky format i ri që trajton histori të ndryshme plot emocione, ka tërhequr më shumë shikues. /Blitz.al/

sondazhi

Etiketimet
Shperndaje