Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Shakira vjen me një tjetër hit…

(Video) Shakira vjen me një tjetër hit…
October 28
12:04 2016

Shakira ka publikuar këtë të premte projektin e saj më të ri. Bëhet fjalë për këngën “Chantaje”, një bashkëpunim me këngëtarin Maluma.
Kënga është shkruar dhe prodhuar nga Shakira dhe Maluma me Kevin Jimenez, Chan “El Genio” dhe Kenai. Klipi është xhiruar në Barcelonë, edhe pse tashmë është publikuar versioni audio i këngës.
Shakira ka korrur sukses me këngën e saj të fundit me Carlos Vives me titull “La Bicicleta”, e cila konsiderohet tashmë një hit botëror. Mund të thuhet qartazi se kënga ka thyer rekord në playlistat në Kolumbi, ku u rendit në vend të parë për 18 javë rresht, ndërsa në Spanjë për 13 javë. “La Bicicleta” numëron plot 350 milionë shikime në Youtube deri sot. Aktualisht, Shakira është duke regjistruar në studio këngë të reja për albumin e saj në gjuhën spanjolle. Ndërkohë na ka lënë të gjithëve të shijojmë versionin audio të këngës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje