Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Kujt i thotë Nora Istrefi “Majëm”?

(Video) Kujt i thotë Nora Istrefi “Majëm”?
August 06
20:05 2016

Kënga e parafundit e lançuar nga këngëtarja Nora Istrefi, “Sa t’kom dasht”, rezultoi një sukses i vërtet për aq kohë sa klipi ka arritur më shumë se 15 milion shikime në kanalin “Youtube” dhe kënga është dëgjuar në masë në club-et më në zë të vendit. Por duket se për Norën, pikërisht tani në kulmin e sezonit veror, ka qenë momenti i duhur për të lançuar një tjetër këngë. Vetëm përpara 1 jave këngëtarja i tregoi ndjekësve në Instagram se po realizonte një klip të ri.

Dhe ja, para pak minutash ajo ka publikuar klipin me titull “Majëm”.
Nuk zhgënjen sërish Nora që edhe në këtë video shaqet seksi si gjithmonë, nën tingujt ritmikë të këngës, të përshtatshëm për stinën e verës. Kujt i thotë ajo “majëm”?

Theksojmë se edhe këtë herë Nora Istrefi ia ka besuar veshjen e saj stilistit Valdrin Sahiti ndërkohë që videoklipi është realizuar nga kompania “Entermedia”.

Komento
Shperndaje