Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Kida dhe Xhensila e duan afër “Baby”-n

(Video) Kida dhe Xhensila e duan afër “Baby”-n
November 09
18:21 2016

Bashkëpunimi i dy këngëtareve Kida dhe Xhensila Myrtezaj ishte paralajmëruar prej kohësh dhe më në fund dy vajzat kanë shuar kuriozitetin e fansave, duke publikuar para pak minutash klipin e tyre të ri.

Të dyja këngëtaret shfaqen sensuale, seksi dhe simpatike në projektin e ri. Kënga i dedikohet dashurisë dhe vajzat i këndojnë “Baby”-t, të cilit në këtë klip kanë vendosur t’i bëjnë një surprizë duke i mbyllur sytë edhe pse në fund largohen.

Duhet thënë se zërat e tyre janë me të vërtetë të kombinueshëm dhe të ngjashëm. Jo vetëm në zë, por edhe në pamje ngjasojnë aq sa edhe fansat i kanë identifikuar më herët si motra pikërisht për shkak të ngjashmërisë. “Uh Baby” është një këngë ritmike dhe premton të jetë një hit. Dy këngëtaret vijnë nga dy projekte të suksesshme, Kida me bashkëpunimin me Getinjon “Ku je”, ndërsa Xhensila me “High Love”. Ndiqni në vijim klipin e këngës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje