Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Këtë verë thirreni Vedat Ademin “dashuri”

(Video) Këtë verë thirreni Vedat Ademin “dashuri”
August 05
21:59 2016

Kësaj vere nuk kishte si t’i mungonte edhe Vedat Ademi.
Pas një periudhe pushimi, ai është rikthyer me një bashkëpunim me këngëtarin e ri nga Kosova, J. Gashi.

Kënga titullohet “Thirrëm dashuri” dhe është e duhura për të shoqëruar çiftet pranë bregdetit. Përveç çifteve, “Thirrëm dashuri” mund të jetë shoqëruese e eventeve të ndryshme verore, sepse ka mjaft ritëm, aq sa në çfarëdo gjendje emocionale të jesh, e sigurt që do të të bëjë të lëvizësh nga vendi.

Në pak minuta kënga ka marrë rreth 1,200 klikime në Youtube dhe nga komentet në rrjetet sociale mund të themi se po pritet mirë nga publiku.

Nëse s’e keni dëgjuar akoma, klikoni në videon më poshtë:

Komento
Shperndaje