Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) James Arthur sjell kolonën zanore të stinës së vjeshtës

(Video) James Arthur sjell kolonën zanore të stinës së vjeshtës
September 11
16:01 2016

James Arthur i kishte munguar publikut me projekte të reja muzikore për një kohë të gjatë, por pritja tashmë është shpërblyer.

Artisti britanik ka publikuar më në fund këngën e tij të re, të titulluar “Say You Won’t Let Go” dhe i është përshtatur tërësisht stinës së vjeshtës. Kënga është një baladë me një tekst të ndjerë, në videon e së cilës James shfaqet duke kënduar me kitarë, teksa skenat e dashurisë së dy fëmijëve, dy adoleshentëve, dy të rriturve dhe dy të moshuarve e shoqërojnë gjatë gjithë videos.

Dhe në fund, kemi të bëjmë me ndarjen e pashmangshme, vdekjen. Dashuria që jepet në 3 minuta shuhet nga largimi i njërit prej të dashuruarit në jetën e përtejme.

“Say You Won’t Let Go” është kënga e duhur për të shoqëruar ditët e vrenjtura me shi apo kolona zanore e kujtimeve të dy të dashuruarve.

Videoja është një pasqyrim i jetës së vetë artistit, pasi siç dihet, ai është rritur nga një familje birësuese dhe e ka pasur tepër të vështirë të besojë te njerëzit që e rrethonin, gjë që i ka hapur goxha telashe edhe në karrierë.

Pavarësisht kësaj, James ia ka dalë mbanë e na ka sjellë një këngë dhe një video që nuk do të harrohen lehtë. /Blitz.al/

Shperndaje