Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Flori dhe Dj Vicky tani kanë dy “Nallane”

(Video) Flori dhe Dj Vicky tani kanë dy “Nallane”
December 18
16:01 2016

Ai u shpreh për “Thumb” se 2017-a do të sillte të tjera produkte, por duket se Flori Mumajesi paska pasur edhe një “as nën mëngë”.

Besojmë se të gjithë e mbani mend se si fraza “ta du shumë mamin” nga “Nallane 1” u kthye në shprehjen hit të vitit 2015, kur u lançua kënga. Megjithatë, jo vetëm teksti “funny” pati influencë sepse muzika surprizoi edhe më tepër. Mjaft të kujtojmë faktin se pikërisht këngëtari The Weeknd kopjoi fillimin e këngës “Nallane 1” për projektin e tij muzikor.

Gjithë kjo famë e këngës “Nallane” nuk duhej lënë me kaq apo jo? Epo, Flori Mumajesi nuk i zhgënjeu fansat e tij edhe këtë herë. Vetëm pak minuta më parë, producenti ka publikuar në Youtube këngën e tij më të re, të titulluar “Nallane 2” në bashkëpunim sërish me Dj Vicky-n. “Nallane 2” është sigurisht vazhdim i “Nallane”-s, që bëri aq shumë bujë dhe tema që trajtohet është e njëjtë: ish-e dashura.

Po ndryshe nga hera e kaluar, teksti i “Nallane”-s së dytë është paksa më i butë dhe shkrihet natyrshëm me ritmin e këngës, që ka një muzikë mjaft të kërcyeshme dhe që me siguri do të na bëjë të ngrihemi në këmbë sapo të dëgjojmë notat e para “club”-e apo vende të tjera ku “Nallane 2” do të jetë dëgjohet.

Ndërkohë, për sa i përket klipit, përsëri çunat janë të ulur në sediljen e përparme të makinës, ku dhe bëjnë gjeste “funny” dhe “lip-sync” mjaft interesante. Imazhi vazhdon të jetë bardhë e zi, duke u shoqëruar me grafikat mjaft moderne me ngjyra të ndryshme, ku herë pas here dalin fraza nga teksti.

Na mbetet vetëm të shpresojmë që të ketë edhe një “Nallane 3”, se po bëhet mjaft interesante kjo telenovelë muzikore. /Blitz.al/

Shperndaje