Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Bebe Rexha publikon këngën e re “I got you”

(Video) Bebe Rexha publikon këngën e re “I got you”
October 28
12:30 2016

Prej ditësh, të gjithë fansat e Bebe Rexhës kanë qenë duke pritur projektin e radhës.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja shqiptare, e njohur ndërkombëtarisht, ka publikuar këngën e re me titull “I got you”. Bëhet fjalë për versionin audio të këngës bashkangjitur tekstin. Duket se fansat e saj e kanë pëlqyer këngën dhe nuk kanë ngurruar ta përgëzojnë në rrjete sociale.
Ky projekt vjen pas bashkëpunimit të suksesshëm të Bebe Rexhës me DJ e njohur Martin Garrix. “In the name of love” numëron mbi 165 milionë shikime në Youtube dhe padyshim është një nga këngët më të dëgjuara dhe të pëlqyera të këngëtares.
Pak javë më parë, Rexha ka qenë në Tiranë ku ka dhënë një koncert përpara publikut shqiptar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje