Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të gjithë “Duart lart”, ky është projekti i ri i Alban Skënderajt

Të gjithë “Duart lart”, ky është projekti i ri i Alban Skënderajt
June 09
13:25 2016

Alban Skënderaj ka publikuar ditën e djeshme këngën “Duart lart”. Edhe pse jo shumë kohë pas bashkëpunimit me reperin Elinel, duket se këngëtari ka zgjedhur të jetë sa më aktiv dhe të surprizojë fansat në këtë mënyrë.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim shpesh, këtë herë Albani ka zgjedhur të vijë në një tjetër mënyrë, qoftë në ritme muzikore, qoftë në realizimin e klipit.  Videoja është realizuar me anë të grafikave me fytyrën e këngëtarit dhe animacioneve të ndryshme. Nën ritme verore, kënga është një risi për publikun nga melankoliku Alban Skënderaj. Ndiqni në vijim klipin e “Duart lart”.

Shperndaje