“Syrit” që i këndojnë Ronela dhe Zerka

August 03
18:16
2016
Ashtu siç kishin lajmëruar më parë, Ronela dhe Young Zerka kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Syn i jemi”.
Kënga është e përshtatur tërësisht me stinën në të cilën jemi, pasi është tepër ritmike dhe e përshtatshme për të kaluar ditët dhe netët verore.
Nga ana tjetër, klipi është i pasur me ngjyra dhe përbëhet nga skena në bregdet, që i japin edhe më shumë freski.
Duhet të themi që në këtë klip, Ronela dhe Zerka duket se kanë shumë kimi mes tyre, gjë që e bën klipin edhe më interesant.
Nuk e dimë se cilit “sy” i këndojnë dy këngëtarët apo se pse klipi është i palistuar (jopublik), por dimë të themi se “Syn i jemi” do të jetë padyshim një nga hitet e kësaj vere.