Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sia “kënaqet me pak”

Sia “kënaqet me pak”
March 21
16:00 2016

Nëse menduat se “Cheap thrills” i Sias do të mbetej pa një video zyrtare, e kishit gabim. Sia publikoi sot versionin zyrtar të këngës “Cheap Thrills”, me pjesëmarrjen e Maddie Ziegler, vajza e “Chandelier”.

Muaj më parë, Sia pati publikuar videon me tekst të këngës, në bashkëpunim me Sean Paul, duke grumbulluar 24 milionë shikime. Të gjithë menduam se ai do të ishte klipi zyrtar, por jo.

Për 30 minuta videoja e re ëshët klikuar 63 mijë herë. Çfarë e bën videon të veçantë është mënyra e realizimit. Tre balerinë që performojnë nën melodinë e zërit të Sias para një muri ngjyrë lejla dhe Sia (si gjithmonë) në cep duke kënduar me paruke është e vetmja skenë e klipit.

Bie në sy rikthimi i Maddie-t, vajza që performon në videon “Chandelier”, “Big Girls Cry” dhe “Elastic Heart”, videot hit të Sias.

“Cheap thrills” është single-i dytë i albumit “This is acting” dhe pason këngën kryesore të albumit, “Alive”.

 

Komento