Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Së shpejti vjen “Engjëlli” i Alban Skënderajt

Së shpejti vjen “Engjëlli” i Alban Skënderajt
June 28
21:34 2016

Rreth një orë më parë, këngëtari Alban Skënderaj ka njoftuar në rrjetet sociale se një këngë e re është duke u realizuar. Përmes disa vargjeve të bëra publike për fansat e tij, këngëtari bën me dije se kënga mban titullin “Engjëll”.

“Dhe sa herë kalon nëpër qytet
Si Cupid në zemër me shigjetë
Në mijëra njerëz mua më godet..”, janë vetëm disa prej vargjeve.

Vetëm brenda këtij viti, Alban Skënderaj ka publikuar tri këngë, të treja të shndërruara tashmë në hite. “Unë dhe ti” kushtuar dashurisë, bashkëpunimi me Elinel që mban titullin “Kam nevojë” dhe së fundmi “Duart lart”. “Engjëll” do publikohet së shpejti, e mesa duket Alban Skënderaj do dedikojë të tjera vargje dashurie.

engjell

Komento
Etiketimet
Shperndaje