Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rihanna, “topless” në videon e re

Rihanna, “topless” në videon e re
March 31
17:01 2016

Këngëtarja nga Barbadosi ka publikuar pak minuta më parë videon e saj më të re të këngës “Kiss it better”. Kënga është pjesë e albumit të fundit të RiRi-t, “Anti”, dhe ishte planifikuar të performohej në ndarjen e çmimeve Grammy në shkurt të këtij viti, por që më pas u anulua.

Videoja është e formatit bardhë e zi dhe në video është vetëm Rihanna, e cila nuk ngurron të tregojë format e saj tepër seksi me një veshje të lehtë. Ajo ka arritur të mbledhë mbi 360.000 shikime në Youtube  në vetëm pak minuta.

Kënga i përket muzikës “black”, pra as baladë, as këngë ritmike.

“Kiss it better” është një video që ia vlen të shihet dhe një këngë që ia vlen të dëgjohet.

Etiketimet
Shperndaje