Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohet klipi i nxehtë i “Bongo”-s

Publikohet klipi i nxehtë i “Bongo”-s
June 17
20:03 2016

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe pak ditë më parë nga vetë këngëtarët, Capital T dhe Dhurata Dora kanë publikuar para pak çastesh këngën e tyre më të re, “Bongo”.

Duke qenë se jemi në sezon veror është e kuptueshme që “Bongo” do të ishte një këngë tepër ritmike, me motive reggae dhe e përshtatshme për të kaluar festat në stinën e verës.

Skenat e “Bongo”-s janë vendosur në një zonë shkretëtire të thatë, ku përveç Capital-it dhe Dhuratës shfaqen edhe balerinët, të cilët dhurojnë spektakël piroteknike.

Edhe pse ka pak çaste që është publikuar, videoklipi ka grumbulluar rreth 8,056 klikime dhe vazhdon në rritje.

Komento
Etiketimet
Shperndaje