Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse Mozzik-ut i ra pika?

Pse Mozzik-ut i ra pika?
July 06
17:52 2016

Pas suksesit të “Dhezu” dhe “Tony Montana”, Mozzik ka publikuar klipin e tij më të ri në bashkëpunim me Enis Bytyqin dhe shtëpinë diskografike ZzapnChriss. Kënga titullohet “Mra pika” dhe ka ritme që i përshtaten më së miri stinës së verës.

Në këtë videoklip Mozzik dhe Enis janë të shoqëruar nga shumë vajza dhe u këndojnë pikërisht atyre. Skenat janë xhiruar në një dhomë dhe në rrugë ku këngëtarët ndiqen nga këto vajza të bukura.

Dëgjojeni këngën më të re të Mozzik në bashkëpunim me Enis Bytyqi për të kuptuar se pse u ra pika djemve…

Komento
Etiketimet
Shperndaje