Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

P!nk i vë “zjarrin” Botës së Çudirave

May 09
20:44 2016

Një muaj pas publikimit të këngës së saj të fundit, “Just Like Fire”, Pink na ka dhuruar edhe  videoklipin, i cili mund të themi se është i mrekullueshëm.

Meqenëse kënga është kolonë zanore e “Alice Through The Looking Glass” (Liza përmes pasqyrës), videoja është e konceptuar si një përrallë: Pink e varur kokëposhtë dhe duke kërcyer në litarë, dhjetëra “Pink” në një tavolinë gjigante shahu, më pas e ulur në një tavolinë të madhe fluturuese me ushqime në mes të pyllit dhe në fund një Pink e çmendur, gati për në çmendinë.

Tri gjëra që nuk mungojnë në këtë produksion të ri të artistes janë: ngjyrat në video, ritmi i këngës dhe vokali i pakrahasueshëm i Pink.

Videoja ka mbledhur një “shumë” klikimesh mbi 190.000 dhe është pritur mjaft mirë nga publiku.

“Liza përmes pasqyrës” do të jetë në kinematë botërore më 27 maj të këtij viti.

Komento
Etiketimet
Shperndaje