Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Përralla” e Eneda Tarifës në një tjetër version

“Përralla” e Eneda Tarifës në një tjetër version
August 01
22:38 2016

Disa muaj pas eksperiencës në Eurovision, Eneda Tarifa ka vendosur të sjell një tjetër version të këngës me të cilën Shqipëria u prezantua këtë vit në Eurovision 2016.

Edhe pse kënga “Fairytale” ose “Përrallë” e ka një klip me të cilin u njohëm gjatë fazës së konkurrimit, këngëtarja pak minuta më parë lançoi versionin remix të saj. Ashtu si dhe Eneda shkroi në një postim në Instagram ky është një version veror i përrallës dhe klipi përmbledh momentet më të bukura të këngëtares në kompeticionin muzikor. Për realizimin e këtij klipi Eneda ka bashkëpunuar me Florian Binaj dhe Edison Ngjyla. Ndiqni në vijim klipin e “Farytale “ versioni remix i realizuar nga Briz Musaraj dhe Indri Topi (TullProductions) ./Blitz.al/

Komento
Shperndaje