Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për çfarë ka nevojë Alban Skënderaj?

Për çfarë ka nevojë Alban Skënderaj?
May 08
09:55 2016

Alban Skënderaj i ka kënduar dashurisë për vite me radhë. Pak kohë më parë ai publikoi klipin “Unë dhe ti”,  me të cilin pati shumë sukses  dhe arriti një numër të lartë klikimesh në Youtube. Ditën e djeshme ai publikoi bashkëpunimin me Elinel, për të cilin ne folëm disa ditë më parë (lexo këtu). Më në fund u gjet edhe titulli, “Kam nevojë”, pasi ishte i vetmi ngërç që po i pengonte. Alban Skënderaj dhe Elinel kanë xhiruar klipin mes detit dhe malit. Teksti flet për nevojën për muzikë, faljen e mbi të gjitha për nevojën për t’u ndier gjallë. Edhe pse ka vetëm pak orë që është publikuar, duket se klikimet në Youtube po rriten ndjeshëm. Për më shumë detaje shikoni videoklipin.

Etiketimet
Shperndaje