Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njerëz harrojeni, për Greta Koçin dhe Genc Prelvukajn nuk ka “dashni”!

Njerëz harrojeni, për Greta Koçin dhe Genc Prelvukajn nuk ka “dashni”!
June 17
12:10 2017

Greta Koçi kishte paralajmëruar se këtë verë do të lançonte një këngë shumë verore në bashkëpunim me Genc Prelvukaj dhe ja tek erdhi.

Vetëm pak minuta më parë është lançuar në kanalin Youtube kënga “Nuk ka dashni”, me ritme shumë verore dhe me një klip që ta ngjall direkt dëshirën për të shkuar në plazh.

Greta shfaqet shumë elegante me veshje verore, ndërkohë që zërat e tyre duken shumë të përshtatshëm me njëri-tjetrin. Edhe në këtë këngë është përdorur gjuha shqipe me dialekt dhe kjo vjen nga fakti se teksti është shkruar nga vetë Genci.

Mbetet vetëm për t’u parë se sa do të kërcehet kjo këngë në “club”-e gjatë verës. /Blitz.al/

Shperndaje