Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lumi B gati për ta “djegur” këtë verë

Lumi B gati për ta “djegur” këtë verë
July 15
22:13 2016

Pas “Vandamit”, Lumi B ka vendosur të sjellë një tjetër produksion muzikor këtë verë.

Ai ka publikuar këngën e tij më të fundit, të titulluar “Aha aha”, e cila është shoqëruar me një videoklip tepër argëtues.

Në këtë këngë, Lumi ka arritur të sjellë fraza, pjesë nga teksti dhe ritme nga këngë të ndryshme, të cilat janë tepër të njohura nga publiku, në një mënyrë që jo vetëm është origjinale dhe e veçantë, por edhe tepër argëtuese.

Dhe një këngë argëtuese nuk kishte si të mos i përshtatej një klip argëtues. Në bankë, në lagje, në zyrë, në lokal dhe në klub, janë këto skenat e klipit të Lumi B. Sigurisht, në këtë klip shfaqen edhe disa nga miqtë e reperit Kosovar si Ermal Fejzullahu, Ledri dhe Lyrical Son, të cilët bashkëveprojnë me Lumin në një mënyrë tepër interesante.

Nuk e keni parë akoma klipin? Epo, ç’po prisni?

 

 

 

Komento
Shperndaje