Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kur të shoh ty, syni më qesh”, Mateusi rrëfen ndjenjat dhe na tregon ndryshimin drastik në pamje!

“Kur të shoh ty, syni më qesh”, Mateusi rrëfen ndjenjat dhe na tregon ndryshimin drastik në pamje!
July 06
10:20 2018

Mateus Frroku duket se ka ndërmend të fitojë edhe më tepër zemrat e ndjekësve të tij. “Syni m’qesh” është kënga më e re e këngëtarit, e lançuar mbrëmjen e djeshme. Një prodhim i ‘label’-it “Threedots” me muzikë dhe tekst nga Kledi Bahiti, “Syni m’qesh” është një këngë tërësisht e përshtatshme për verën: ritmike, i këndohet ndjenjave dhe nga ato këngë që të bëjnë menjëherë të kërcesh.

Ajo që na ra në sy, veç klipit veror që i përshtatet këngës, Mateusi shfaqet me një look krejtësisht tjetër nga sa jemi mësuar. Ai ka humbur shumë kilogram duke ia vendosur vetes si sfidë për të pasur një jetë më të shëndetshme. Rrugëtimin e tij drejt një jete më të shëndetshme e kemi vënë re në Instagram, por në këtë klip rezultatet flasin vetë dhe Mateusi meriton të komplimentohet për çka ka arritur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje