Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujt i thotë “Sorry” Beyonce?

Kujt i thotë “Sorry” Beyonce?
June 22
18:06 2016

Një nga këngët më të përfolura të Beyonce, “Sorry” është bërë tashmë publike dhe mund ta shihni të gjithë në kanalin e saj në Youtube.

Deri më tani, videoja ishte vetëm pjesë e filmit-dokumentar, “Lemonade”, por tani (më në fund) mund ta shohë çdokush.

“Sorry” është kënga nga ku dolën dhe vargjet e famshme “You better call Becky with the good hair/ Ai më mirë të thërrasë Becky-n me flokë të bukura”dhe flet e gjitha mbi tradhëtinë.

Klipi është i përbërë nga 3 skena: vilë, autobus dhe mjedis i hapur, ku Bey shfaqet më në formë se kurrë, bashkë me kampionen e botës në tenis, Serena Williams.

Nëse ia dilni të vetme, nuk keni nevojë për një mashkull që t’ju drejtojë dhe jeni më mirë vetëm, definitivisht, kjo këngë është për ju!

Komento
Etiketimet
Shperndaje