Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujt i thonë Kastro Zizo dhe Faraoni G “Jepma, Jepma”?

Kujt i thonë Kastro Zizo dhe Faraoni G “Jepma, Jepma”?
July 12
20:29 2016

Kishte disa kohë që Kastro Zizo i mungonte tregut muzikor, megjithatë pritja ka mbaruar pasi ai vetë nëpërmjet postimeve në rrjete sociale ka treguar se është gati të publikojë projektin më të ri, bashkëpunim me Faraoni G. Kënga  që titullohet “Jepma jepma” ngjalli kuriozitet që prej fillimit tek ndjekësit e tij.

Vetëm para pak minutash, kënga është lançuar në Yotube dhe duket se klipi është një vazhdim i këndshëm i atmosferës së Kampionatit Europian të Futbollit. Kastro dhe Faraoni G nëpërmjet një teksti me humor dhe muzikës që është një miks midis ritmit dhe repit, i janë përshtatur më së miri sezonit veror.

Femra futbolliste seksi, birra, diell dhe muzikë – janë “ingredientët” e kësaj kënge të re. por kujt i thonë djemtë “Jepma, jepma”? Ndiqni klipin për ta zbuluar dhe argëtohuni!

 

Shperndaje