Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujt i nevojitet Rihanna?

April 20
19:39 2016

Pak minuta më parë, Rihanna ka publikuar videon e radhës nga albumi “Anti”. Videoja titullohet “Needed Me” dhe ka mbledhur plot 500.000 klikime brenda 30 minutave.

“Needed Me” ka përmbajtje skenash për të rritur, pasi në një pjesë të mirë të klipit shfaqen vajza të ndryshme duke kërcyer në tubin e striptizmit, veshur vetëm me të brendshme, kurse vetë Riri shfaqet me një këmishë plazhi të gjatë e të tejdukshme, e cila tregon format e mrekullueshme të artistes.

Këngëtarja nga Barbadosi shfaqet pothuajse gjatë gjithë klipit me një armë në dorë, madje edhe qëllon me të. Padyshim mund të themi që kjo video është historia se si nisi kënga “Man Down”.

Aktualisht, këngëtarja e “We Found Love” është në turneun e saj botëror “Anti World Tour”, turne që po tregon atë që këngëtarja di të bëjë më mirë, të performojë.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje