Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klipi “Up & UP” i Coldplay çmend publikun!

Klipi “Up & UP” i Coldplay çmend publikun!
May 18
12:32 2016

Vetëm një ditë pas publikimit të klipit më të ri “Up & Up”, këngëtari lider i Coldplay,  Chris Martin, e ka vlerësuar videoklipin si ndër më të mirët të realizuar ndonjëherë, cilësim me të cilin janë pajtuar edhe kritikët.

Coldplay ua besoi videoklipin më të ri dy regjisorëve izraelitë, Vania Heymann dhe Gal Muggia, të cilët kanë realizuar një kryevepër, sipas Chris Martin.

“Nuk mund ta besoja se ky është videoklipi ynë. Nëse do t’i përkiste dikujt tjetër, do të ndihesha xheloz. Kjo mënyrë e të parit të gjërave të dy regjisorëve izraelitë është e mrekullueshme”,- është shprehur ai.

Coldplay ka fituar mbi 60 çmime gjatë karrierës së tij të shquar dhe ka shitur mbi 80 milionë regjistrime në të gjithë botën.

Komento
Etiketimet
Shperndaje