Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klipi i ri i Blunt & Real, meshkuj homoseksualë që bëjnë “twerk”

Klipi i ri i Blunt & Real, meshkuj homoseksualë që bëjnë “twerk”
June 03
21:31 2016

Vetëm pak kohë më parë, Blunt & Real publikuan këngën e tyre “Vera”. Por mesa duket nuk e kanë lënë me kaq. Pas suksesit të saj kanë vendosur të vijnë me një klip të ri me titull “Rambo”.  Muzika është realizuar nga Dj Blunt, Florent Boshnjaku dhe Big Boss Beatz dhe teksti nga Blunt & Real.

“Rambo” është një këngë ritmike dhe me një videoklip shumë “funny”. Dyshja e pandarë e ka xhiruar klipin në një lagje të vjetër dhe si pjesë e shumë klipeve të tyre nuk mund të mungonin as xhirimet në plazh. Por ndryshe nga klipet e mëparshme, ku protagonistë kanë qenë vetëm ata, këtu  pjesëmarrës kanë qenë disa fëmijë, si dhe pjesëtarë të LGBT-së.  “Rambo” vjen me një  klip dhe tekst që përshtaten  me ritmet e fillimit të sezonit veror. Blunt & Real gjithmonë sjellin surpriza për publikun e tyre.  Për të tjera detaje mund të ndiqni klipin më poshtë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje