Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kida: “Ja kem nis, mos e prish”

Kida: “Ja kem nis, mos e prish”
May 18
20:42 2016

Kida, edhe pse në një moshë të vogël, ka bërë bujë në industrinë e muzikës. Shumë shpejt këngët  e saj janë kthyer në hite, të cilat kërcehen e këndohen nëpër “clube”. Ajo ka pasur shumë bashkëpunime me këngëtarë të njohur, të cilat kanë pasur sukses, ndërsa këtë herë ajo vjen para publikut me një këngë solo.

Pas bashkëpunimit me Ermal Fejzullahun dhe para sezonit veror, Kida ka lançuar klipin  e saj më të ri me titull “Ja kem nis”. Këngëtarja bukuroshe ka bërë xhirimet e klipit në bregdet, ku shfaqet me bikini dhe në super formë.  Edhe pse “Ja kem nis” është publikuar vetëm pak më parë ka arritur një numër të konsiderueshëm klikimesh. Për më shumë detaje, shikoni klipin më poshtë.

Etiketimet
Shperndaje