Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këtë herë Majk i kërkon “Asaj” të kërcejë

Këtë herë Majk i kërkon “Asaj” të kërcejë
September 06
20:56 2016

Pas bashkëpunimit me Ghetto Geasy, Majk ka lançuar këngën e tij më të re solo. Kënga titullohet “Kcen” dhe është një këngë plot ritëm.

Edhe në këtë videoklip ai shfaqet me të njëjtin stil duke përdorur syzet si aksesorin e tij të preferuar. Këngëtari i këndon vajzës së bukur shqiptare duke u bazuar në mënyrën se si ajo kërcen.

Me Ghetto-n ose vetëm  Majk vazhdon t’i këndojë “asaj”.

“Kcen” është një tjetër prodhim i Babastars, që me siguri shumë shpejt do të kthehet në një hit. Për më shumë detaje shihni klipin:/Blitz.al/

Komento
Shperndaje