Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Bieber dhe DJ Snake “bashkojnë” forcat për “Let Me Love You”

Justin Bieber dhe DJ Snake “bashkojnë” forcat për “Let Me Love You”
August 05
17:35 2016

Pas bashkëpunimit me Major Lazer dhe MO për këngën “Cold Water”, Justin Bieber ka publikuar një tjetër bashkëpunim, këtë herë me DJ Snake.

“Let Me Love You” quhet bashkëpunimi i DJ francez dhe këngëtarit kanadez, i cili është kthyer në një hit në radiot më të famshme të planetit, paçka se nuk ka as 24 orë që është publikuar. Mund të themi me tërë besimin e mundshëm se ky do të jetë një tjetër hit veror nga Justin.

Kënga është pjesë e albumit të DJ Snake, me titull “Encore” dhe mund ta dëgjoni më poshtë:

https://open.spotify.com/embed/track/0lYBSQXN6rCTvUZvg9S0lU

 

 

 

Shperndaje