Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju sigurojmë se si në këtë klip, nuk e keni parë asnjëherë këngëtarin shqiptar

Ju sigurojmë se si në këtë klip, nuk e keni parë asnjëherë këngëtarin shqiptar
June 04
13:49 2017

Gjithnjë e kemi parë si atë këngëtarin e festivaleve apo të muzikës popfolk, por këtë herë Devis Xherahu ka vendosur të vijë ndryshe. Në një bashkëpunim me reperin Marly, Devisi ka prezantuar ditën e djeshme një këngë ritmike, të cilën me siguri do ta dëgjoni shpesh gjatë kësaj vere.

Tashmë është kthyer në trend që këngëtarë të ndryshëm të bashkëpunojnë me repera e duket se këngë të tilla janë pritur shumë mirë nga publiku. Kënga titullohet “Për ty mbarova” dhe muzika mban emrin e Gent Myftarajt. Klipi është xhiruar në bregdet, përshtatur tërësisht me sezonin veror. Për më shumë ndiqni klipin.

Shperndaje