Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund… Soni me Skivin

Më në fund… Soni me Skivin
March 21
13:07 2016

Pas këngës “Me rrena” duket se Soni ka zgjedhur të vijë me një bashkëpunim që e kishte njoftuar edhe më parë. Reperi me origjinë nga Kosova, pjesë e grupit “Babastars”, Skivi, duket se ka qenë zgjedhja e këngëtares që, përveç bashkëpunimit, ka zgjedhur të sjellë edhe elementë të rinj në videoklip. Brenda tri minutave mund të shihni një Soni brune mjaft fleksibël dhe provokuese me pantallona gjysmë zbërthyer dhe po ashtu një bionde seksi, një look që  nuk e kemi parë prej Sonit. Çfarë e bën edhe më të veçantë këtë bashkëpunim është muzika e krijuar nga DJ Aldo, që i jep plotësisht ngjyrat e një kënge të denjë për t’u luajtur e kërcyer në klube.

Etiketimet
Shperndaje