Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja cila është “aventura” e re e Çiljetës

Ja cila është “aventura”  e re e Çiljetës
April 16
12:09 2016

Mbrëmjen e djeshme Çiljeta lançoi bashkëpunimin e saj me Armand Ademin të paralajmëruar prej disa ditësh. Kënga dhe klipi janë ndryshe nga performancat e mëparshme të Çiljetës, pasi këngëtarja e ka lënë mënjanë imazhin seksi, me të cilin e kemi parë të shfaqet sidomos në klipin e fundit “Big Booty”. Klipi fillon me Çiljetën në një bisedim “pasqyrë moj pasqyrë”, me një makinë qethjeje në duar, ku pret flokët e saj në pjesën anësore. Kënga i dedikohet një dashurie dhe kujtimeve që ata të dy dikur kanë jetuar së bashku, aventurave, siç edhe vetë titulli rrëfen. E konsideruar si diçka e re në profilin muzikor të Çiljetës, kënga është mirëpritur nga fansat dhe të dy janë komplimentuar për bashkëpunimin.

Etiketimet
Shperndaje