Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greta Koçi prezanton “S’jena ni moti”

Greta Koçi prezanton “S’jena ni moti”
April 22
19:31 2016

Shumë pak kohë pas klipit “I besova”,  i cili u pasua nga  një konflikt me producentin Besim Buzuku, Greta Koçi sjell për publikun këngën e re nën titullin “S’jena ni moti”. Këtë herë, bashkëpunëtorët e saj në muzikë janë Zzap & Chriss, ndërsa tekstin e këngës e ka bërë reperi kosovar Mozzik. Klipi është xhiruar në ambientet e një stadiumi, ku këngëtarja shfaqet e veshur me uniformën e një ekipi regbi (lloj sporti). Urojmë që kënga dhe bashkëpunimet e reja t’i sjellin sa më shumë fat këngëtares. Kënga është pëlqyer dhe komentuar pozitivisht në rrjetet sociale që në momentet e para të publikimit. Për më shumë detaje, ndiqni videon bashkangjitur.

Shperndaje