Greta Koçi ka diçka për t’i thënë “Atij”

February 19
18:38
2017
Greta Koçi ka vendosur të rikthehet me një tjetër projekt muzikor pas bashkëpunimit me Nurteel. Këngëtarja prej pak kohësh e kishte paralajmëruar përmes postimeve në Instagram se kënga pasardhëse do t’i dedikohej “Atij”, edhe pse kjo gjë u interpretua nga mediat se Greta ishte duke iu referuar njeriut të saj të zemrës.
Kënga është shumë ritmike, e përshtatshme për t’u kërcyer dhe na rikthen ndërmend Gretën në vitet e para të karrierës. Këngëtarja ka diçka për t’i thënë “Atij”, ndiqni në vijim klipin e këngës./Blitz.al/
Komento